21:16 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Hoti: Së shpejti LDK do të udhëheq me Republikën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Listës Serbe, për t’u dorëhequr nga Qeveria e Kosovës.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Republika e Kosovës është qëllimi i ekzistencës dhe veprimit politik të LDK-së dhe se për këtë, kjo parti do të qëndroj në mbrojtje të republikës.

Hoti ka theksuar se nga sot, opozita do të mbroj institucionet e vendit, e jo keqqeverisjen, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.

Republika e Kosoves eshte qellimi i ekzistences dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshten ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te perfaqesuesve serb te Kosoves, qe jane me koke nga Beogradi, deshirojne te kolapsojne institucionet e Republikes. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qendrojme ne mbrojtje te Republikes, si gjithmone.

Por, ne nuk do te ushqejme tutje politikat e mbrapshta te kesaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojme institucionet e Republikes, por jo keqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter. /Indeksonline/