09:49 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Hoti: Shërbimi diplomatik i Kosovës në funksion të përmirësimit të imazhit të Thaçit

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të presidentit Hashim Thaçi.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit.

“Disa vende kanë dhënë shenja se do ta ri-shqyrtojnë njohjen e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve. Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse. Kjo është diplomacia e Kryeministrit Haradinaj dhe Kryeparlamentarit Veseli, si dy partnerët kryesorë të koalicionit. Komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalohet sa më parë”, ka shkruar Hoti.

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

Temat: