Hoti: Shkarkimi i Lekajt, kërkim falje ndaj Zvicrës
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit Pal Lekajt për largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova.
Sipas tij, është i paprecedent rasti që një ministër të kërkoj largimin e një ambasadori, transmeton Indeksonline.
Hoti thotë se me parat që Zvicra i shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë kosovarëve që i paguajnë në Zvicër.
Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:
Eshte i pa precedent rasti qe nje minister i
Qeverise se Kosoves kerkon largimin e nje ambasadori. Dhe ate te Zvicres, ku
jane mbi 200 mije qytetare te Kosoves. Ne parate qe Zvicra shpenzon ne Kosove
perfshihen edhe taksat e ketyre 200 mije qytetare te Kosoves qe i paguajne ne
Zvicer. Prandaj, eshte me se legjitime te kerkohet llogari dhe shpenzim adekuat
nga ana e Ambasadorit.
Vetem shkarkimi ketij ministri mund te jete i mjaftueshem si kerkim falje ndaj
nje vendi mik si Zvicra./Indeksonline/