75 Mall Live Search
14:45 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti shkarkon nga detyra shefin e AKI-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Kreshnik Gashit, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI).

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti.

Gashi dy ditë më parë ishte ftuar për raportim për gjendjen e sigurisë gjatë periudhës së pandemisë dhe situatën aktuale.

Kujtojmë se postin e shefit të AKI-së Gashi e mori gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit./IndeksOnline/