Hoti shkruan për Kuvendin e sotëm zgjedhor të LDK-së, nuk tregon se a do të kandidoj për kryetar

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se sot është festë në LDK. Zyrtari i LDK-së ka thënë se sot e mbajnë Kuvendin e X Zgjedhor të këtij subjekti.
Rikthimi i LDK-së, sipas tij, është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës: është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës.
Postimi i plotë i Hotit:
Sot mbajmë Kuvendin e X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të partisë themeltare të shtetit të Kosovës, të partisë që e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vite ati i shtetit të Kosovës, Presidenti Rugova.
Urime Kuvendi i X anëtarëve dhe mbështetësve. Urime në veçanti atyre që nuk iu ndanë misionit të LDK-së për më shumë se tri dekada.
Vitet kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe nevojat e qytetarëve dhe sfidat e shoqërisë, por vizioni i LDK-së mbetet i palëkundur — një Kosovë demokratike dhe e zhvilluar, e integruar në BE dhe NATO, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuarar të Amerikës. Gra e burra vizionarë e trasuan këtë rrugë në vitet më kritike për gjithë Evropën, kur komunizmi ishte në frymën e fundit, kur shtetet artificiale po shpërbëheshin, dhe kur konfliktet apo luftrat e hapura shkaktonin mijëra viktime gjithandej.
Kjo ditë është festë në LDK. Rikthimi i LDK-së është i domosdoshëm për shtetin e Kosovës, është i nevojshëm për të mos devijuar nga vizioni i atit të shtetit të Kosovës.