Hoti: Shumë fat sonte djema!

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Për ndeshjen e sotme, djelmoshave të tanë fat i ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan IndeksOnline
Hoti, përmes një postimi në “Facebook” i ka uruar djemtë e Kosovës për ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë së Veriut.
” Jemi shumë afër kualifikimit për #EURO2020. Shumë fat sonte djema”, shkruan ai.
