75 Mall Live Search
13:20 / E Diele, 31 Janar 2021 / OSH

Hoti: Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër vendosen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një postimi ka paralajmëruar se nesër vendosen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Hoti në postimin e tij ka shkruar se kjo është si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesërnënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë.