16:59 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti: S’ka alternativë tjetër të dialogut, përpos njohjes reciproke

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës pritet që sot të ndërmarra masa të reja në luftimin e pandemisë COVID-19 e të cilat do të jenë shumë rigoroze.

Hoti tha se sa i përket takimit në Bruksel, ai përfaqëson shtetin e Kosovës si kryeministër dhe padyshim se e kanë shtrirë dorën edhe tek opozita që të jenë pjesë e këtij procesi.

“Pas 9 viteve, tashmë po hymë në fazën  finale të dialogut e që ka kuptim vetëm me njohje reciproke në mes dy vendeve. Nuk ka alternative tjetër përpos me njohje reciproke dhe rregullim të marrëdhënieve në mes dy vendeve”, deklaroi Hoti, shkruan INdeksonline.

Hoti u deklarua për zhvillimet e fundit pas takimit online që pati për rifillim të dialogut Kosovë-Serbi, ku ndër të tjerash potencoi se platforma e Kosovës është që të arrihet një marrëveshje përfundimtare e cila ka njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai poashtu deklaroi se të enjten do të mbahet edhe një takim në Bruksel./Indeksonline/