Hoti: Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit

Mandatari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e dy minatorëve që vdiqën si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.
Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve!
Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn!
Zoti i bekoftë familjet e tyre!