08:24 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti sot takim me krerët e institucioneve shëndetësore, pas shtimit të rasteve me Covid-19

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të takohet me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të tetë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit, shkruan Indeksonline.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00 do të zhvillohet ky takim.

Kujtojmë që dje kanë vdekur 6 pacientë të infektuar me Covid-19./Indeksonline/