22:34 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoti sqaron marrëveshjen për demarkacion, thotë se nuk u ndryshua nga Komisioni për Punë të Jashtme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me deklarimet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se Komisioni për Punë të Jashtme ka ndryshuar marrëveshjen e arritur për demarkacioni.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti Hoti ka publikuar një dokument në të cilin gjendet neni 3 i ligjit për demarkacionin, ligj të cilin sipas tij e kanë arritur të enjten e kaluar me partitë e koalicioni PDK dhe Nisma Socialdemokrate, transmeton Indeksonline.

Hoti ka theksuar se marrëveshja për Demarkacionin nuk ka ndryshuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Ky është postimi i plotë:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.
Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.
Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.