20:23 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Hoti takohet me ambasadorin turk në Kosovë, bisedojnë për krizën ekonomike e dialogun

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është takuar me ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, Çağri Sakar, raporton Gazeta Blic.Përmes një postimi në Fcebook, ai ka thënë se me të ka biseduar për çështjet aktuale në vend dhe rajon, ku i ka treguar për krizën ekonomike në vend, dialogun dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi.

Postimi i tij i plotë:Ishte kënaqësi që në zyret e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të takohem me ambasadorin e Turqisë në Republikën e Kosovës, z. Çağri Sakar.

Me z. Sakar biseduam për çështjet aktuale në vend dhe rajon. I shpreha qendrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës për krizën ekonomike, çështjen e dialogut dhe bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.E falënderova për kontributin që ka bërë ndër vite Turqia për Kosovën dhe biseduam për mundësitë e mëdha që ka Kosova për investitorë të huaj, qasjen që duhet pasur ndaj investitorëve dhe kushtet që duhet krijuar në vazhdimësi për investime.

Duhet t’i thellojmë marrëdhëniet bilaterale edhe më shumë që të ketë sa më pak barriera për investitorët dhe bizneset.Republika e Kosovës është përherë mirënjohëse për kontributin e Turqisë!