75 Mall Live Search
10:52 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti takohet me McAllisterin në Bruksel, flasin për procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, po qëndron për një vizitë zyrtare, në Bruksel.

Kreu i Qeverisë përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me David McAllisterin, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Hoti thotë temë e bisedimit ka qenë procesi i liberalizimit të vizave dhe rruga e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pata nderin ta takoja z. David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin biseduam për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor.