17:25 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti takohet me Metën, ky i fundit së shpejti vjen në Kosovë

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, u prit në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili e mbështeti për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

Poashtu, Ilir Meta së shpejti do të vijë në Kosovë për tu bërë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona për promovimin e turizmit në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Me Shqipërinë kemi lidhje të veçanta vëllazërore, prandaj edhe qëllimet tona politike afatgjatë janë ngushtë të lidhura. Diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, proceseve të përbashkëta integruese në Bashkimin Europian, si dhe zhvillimeve në rajon.

E falënderoj z. Meta për gatishmërinë e tij që të vijë në Kosovë gjatë kësaj vere për tu bërë pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona për promovimin e turizmit në Kosovë, sidomos të bukurive tona natyrore“, ka shkruar Hoti.