Hoti takohet me prijësin e Manastirit të Deçanit: Si qeveri respektojmë ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti sot ka vizituar komunën e Deçanit.
Kreu i Qeverisë ka zhvilluar takime edhe me kryetarin, Bashkim Ramosaj dhe Sava Janjiq, prijësin e Manastirit të Deçanit.
Me këtë rast Hoti ka thënë se kanë biseduar për zhvillimin ekonomik, veçmas për çështjen e rrugës së Manastirit.
Ky është postimi i tij:
Sot vizitova komunën e Deçanit, ku u takova me kryetarin, Bashkim Ramosaj, dhe Manastirin e Deçanit, ku u pritëm nga ati Sava Janjiq.
Diskutuam për çështje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Deçanit dhe në veçanti për çështjen e rrugës së Manastirit. Ne kemi kulturë institucionale, edhe si komunë, edhe si qeveri për të respektuar ligjet që janë nxjerrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për të respektuar vendimet që i nxjerrin institucionet tona vendore. Biseduam që në javët e ardhshme të gjejnë një zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë duke e mbrojtur kështu interesat e qytetarëve, por edhe interesat e Manastirit të Deçanit si një vend i veçantë i trashëgimisë sonë kulturore e botërore.