75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoti: Taksa s’e rrezikon koalicionin

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar ndjeshëm presionin për të hequr taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, ndërsa nuk u ka pëlqyer as plani i Kurtit që largimi i saj të bëhet në mënyrë graduale.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-në është një ndër parimet themelore të koalicionit të tyre. Për këtë thotë se edhe masa e reciprocitetit duhet të vendoset vetëm në bashkëpunim me ta.

Në lidhje me çështjen e taksës ka dallime edhe midis partnerëve të koalicionit qeverisës, Lëvizjës Vetëvendosje dhe Lidhjës Demokratike të Kosovës, por pavarësisht kësaj duket se dy partitë nuk kanë alternativa të tjera, përveç që të gjejnë gjuhë të përbashkët mbi temat madhore të Kosovës.

Hoti u shpreh i bindur për se për largimin e plotë të taksës do të kenë pajtim me partnerin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi një marrëveshje të koalicionit në atë marrëveshje janë edhe parimet mbi të cilat ne bashkëqeverisës. Në gjitha pjesët e programit i nënshtrohen parimeve të bashkëpunimit që kemi si dy parti në koalicion. Ndër parimet kryesore është ruajtja dhe thellimi i partneritetit me miqtë ndërkombëtarë. Partnerët strategjik siç është ShBA dhe vendet kyçe brenda BE-së. Unë jam i bindur që do të do të gjejnë një gjuhë të përbashkët që veprimet që i ndërmarrim në Qeveri të jenë në përputhje me këto parime të bashkëpunimit tonë si dy parti… taksa duhet të largohet dhe masat e reciprocitetit do të vendoset vetëm në bashkëpunim, dakordim të ngushtë me partnerët tanë strategjik”, thotë ai.

Në lidhje me këtë anal isti politik, Rasim Aliaj thotë se asnjëra palë nuk kanë alternativa të tjera, përpos pajtimit për këto tema. Për këtë i bën thirrje partive që të gjejnë modalitetet për të koordinuar mbi veprimet që do t’i ndërmarrin.

“Këto përplasjet e partnerëve të koalicionit nuk e rrezikojnë cilësinë e qeverisjes. Mbi të gjitha edhe një tentim për rënie të qeverisë. Nuk kanë alternativ tjetër, as LDK-ja e as LVV-ja…nuk ka alternativ tjetër përpos vazhdimin të bashkëqeverisjes dhe dakordimit me LVV si partnerin kryesor të koalicionit. Cila do të ishte ideja në rast se LDK do të dilte prej qeverisës. Cila do të ishte ideja dhe pasojat në zgjedhjet e mundshme që do t’i merrte përsipër LDK. Kjo është më shumë deklarim në baza ditore, ose një retorik”, thotë ai.

Por, njohësi tjetër i rre thanave politike, Faton Abdullahu thotë se ka përçarje në koalicionin qeverisës dhe se vendi po rrezikohet nga zgjedhjet e reja.

“Është jashtë çdo dyshimi se tani më kemi dallime jo të vogla, që mund të konstatohet se nuk kemi strategji unike. Por për më keq, ka përçarje brenda koalicionit aktual që ka bërë qeverinë Kurti. Sa i përket taksës, reciprocitetit dhe si rrjedhojë duket se edhe për dialogun. Kjo është brengose, është alarmante…nëse shkohet kështu, në njërën anë me kryeneçësi politike për mos t’i koordinuar punët me ShBA-të, dhe nëse në anën tjetër LDK me qasjen e saj dualiste. Në njërën anë të përkrahë qeverinë Kurti, në anën tjetër si parti ta kundërshtojë politikën e tij. Atëherë nëse vazhdohet ndodh ajo që unë konsideroj që nuk e dëshiron askush që në rrethanat e tanishme të shkohet në zgjedhje”, thotë ai.

Dallimet mbi largimin e taksës 100 për qind ndaj Serbisë ka shpërfaqur dallimet e koalicionit qeverisës mbi formën dhe mënyrën si duhet të largohet ajo.

Në LVV insistojnë se ajo duhet të largohet me kushte, ndërsa nga ana tjetër në LDK qëndrimi është që ajo të largohet pa kushte, siç po kërkohet nga SHBA-ja.