75 Mall Live Search
15:55 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Hoti: Task Forca anti- korrupsion po vazhdon të kryej punën e papenguar

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti në interpelancën e thirrur nga 8 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e taskë forcës anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës, ka thënë se kjo task forcë po vazhdon punën e papenguar në të gjitha çështjet që janë në procedurë, raporton IndeksOnline.

Sipas tij Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftin e korrupsionit si dhe në anëtarësimin e mekanizmave të sigurisë në ato ndërkombëtare.

Ai ka thënë se me këtë vendim nuk po pengohet lufta kundër korrupsionit por se përkundrazi po fuqizohet dhe forcohet.

Ajo që p[araqet lajm të rëndësishëm sipas Hotit, është se Policia e Kosovës tashmë është në përgatitje të një organogrami të ri, e brenda së cilës do vazhdoj së funksionuar kjo task forcë.

Pjesë nga fjalimi i tij para deputetëve:

Departament Special anit korrupsion, ka funksionuar brenda departamentit të hetimeve, kemi departament brenda  brenda departamentit.

Ky departament ka për qëllim luftimin e korrupsionin, nuk po pengojmë punën e tyre, por po forcojmë .Ky vendim nuk cenon kontributin, por ka të bëj me ngritjen e përgjegjësisë, ky vendim i qeverisë nuk ka asnjë objektiv tjetër, përveç luftimit të korrupsionit.

Objekt i Qeverisë mbetet zhvillimi i kapaciteteve kundër luftës. Objektiv tjetër është ruajtja dhe fuqizimi i këtyre mekanizma. Duhet të eliminohet ndërhyrja e çfarëdoshme brenda tij. Me këtë vendim do t’i hapë mundësi drejtë integrimit në strukturat e sigurisë. Ne jemi të vendosur që çdo veprim në organet e  sigurisë ta bëjmë vetëm me ligj. Plani i jonë është i qartë për më tutje, puna e task forcës vazhdon e papenguar në të gjitha çështjet që i kanë në procedurë, policia do ta paraqis organogramin e ri në mbikëqyrje, kjo po ndodh tani.

Ju ftoj të përdori mekanizmat