Hoti: Të ruajmë miqësinë me SHBA-të, siç donte presidenti Rugova
Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në 28 vjetorin e themelimit të LDK-së në Rahovec, ka thënë se Kosova duhet të ruaj partneritetin me SHBA-të si dhe të integrohet në NATO dhe BE.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se LDK-ja ka luajtur rol vendimtar në ndërtimin e shtetit, shkruan Indeksonline.
Ky është statusi i plotë i Hotit:
Sot shenuam 28 vjetorin e themelimit te deges se LDK-se ne Rahovec ne prani te shume aktivisteve dhe miqve. Deshiroj te falenderoj ata qe themeluan dhe mbajten degen per gati tre dekada, burra dhe gra te Rahovecit qe para 28 viteve ju bashkuan Presidentit Rugova ne misionin e tij per nje Kosove te lire dhe te pavarur.
LDK-ja ka luajtur rol vendimtar ne cdo faze te ndertimit te shtetit te Kosoves. Historia e LDK-se eshte ne fakt historia e popullit te Kosoves per liri e pavaresi, duke filluar nga rezistenca paqesore, lufta e armatosur, protektorati nderkombetar, pavaresia dhe ndertimi i shtetit.
Misioni qe tani ne si gjenerate kemi eshte te integrojme Kosoven ne BE dhe NATO dhe te ruajme miqesine me SHBA, sic donte Presidenti Rugova.
Na prifte e mbara ne kete mision.
Zoti e bekofte Kosoven dhe miqte e Kosoves. /Indeksonline/