16:54 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / Blerim

Hoti te varri i Xhemail Mustafës: Ishte ndër figurat qëndrore të rrugëtimit tonë për liri e pavarësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar varrin e veprimtarit Xhemail Mustafa, në 20 vjetorin e vdekjes.


Ai ka thënë se dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.
Ky është postimi i plotë:

Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafa.

Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.

Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar.