75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Hoti telefonon politikanin që ka marrë iniciativë për njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka telefonuar kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Šefik Džaferović.

Hoti e ka quajtur bisedën si shumë të frytshme dhe ka kërkuar nga Džaferović angazhim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Sot pata një bisedë shumë të frytshme telefonike me kryesuesin e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, z. Šefik Džaferović.
E falënderova z. Džaferović për nismën e tij për njohjen e Republikës së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina, ndërkohë që kërkova vazhdimin e angazhimit të tij për heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me qëllim të realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit midis të dyja vendeve.

Po ashtu, shpreha gatishmërinë e Qeverisës së Republikës së Kosovës për hapjen e Zyrave Ndërlidhëse midis të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe të kulturës.
Gjatë kësaj bisede, me mua ishin edhe Zëvendësministri i Tregtisë e Industrisë, z. Ćerim Bajrami dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Rasim Demiri” shkruan Hoti në njoftim./Indeksonline/