75 Mall Live Search
16:38 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoti tha se në Programin Qeverisës është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit

Sot në mbledhjen e Qeverisë, është miratuar Programi i Qeverisë i Republikës së Kosovës për vitet 2020-2023.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot, në mbledhjet e pestë të Qeverisë, kemi miratuar Programin Qeverisës për mandatin 2020-2023.

Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës.
Tash, bazuar në Programin Qeverisës, secila ministri do të përgatisë planet e punës së tyre ku do të listohen masat konkrete që do të ndërmerren nga secila ministri, së bashku me buxhetin përkatës, për të realizuar objektivat e parapara.

Në ditët në vijim do të jemi në komunikim të hapur me shoqëri civile, medie, biznese dhe grupe të tjera për të prezantuar këtë program. Programi do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për informim të deputetëve./Indeksonline/