75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti thotë se do t’i qaset kurdo VV-së dhe PDK-së për të folur për dialogun

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot pas takimeve me përfaqësuesit e partive politike për kornizën e dialogut, ka thënë se do të kërkoj themelimin e komisionit parlamentar për dialog.

Po ashtu i ftoj partitë opozitare që të marrin rolin mbikëqyrës, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, Hoti shtoi se do të takohet me liderët e opozitës kurdo që ata të shohin te arsyeshme për t’i informuar për dialogun.

Sot iu përgjigjen negativisht ftesës së Hotit, VV dhe PDK.

Njoftimi:

Sot pata kënaqësinë që t’i pres përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, të cilëve ia prezantova kornizën për dialogun. Gjatë këtyre dy javëve kemi pasur takime intensive me ambasadorët e QUINT-it, me komunitetin akademik në Akademinë e Shkencave, me shoqërinë civile, tash me forumin e liderëve të partive politike. Ne e kemi kompletuar atë mozaikun e nevojshëm të krijimit të konsensusit shoqëror dhe shtetëror në Republikën e Kosovës për procesin e dialogut!

Unë do të kërkoj themelimin e komisionit paralamentar për dialog dhe ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Do ju qasem liderëve të opozitës kudo që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar rreth dialogut.