Hoti thotë se është ndarë fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha kanë ndarë fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.
Tutje, ai tha që kanë marr vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.
Po ashtu, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka folur edhe për sondazhet në medie.
“Mos i shihni sondazhet, vendimi i qytetarëve do të shihet më 14 shkurt. Nuk është një like në Facebook. Jemi të organizuar dhe do të dalim fitues në këto zgjedhje.
Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se kanë arritur që të zgjidhin problemet e komunës në infrastrukturë.
Ai ka thënë se ia kanë paraqitur Qeverisë shumën e dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet.