Hoti thotë se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri, do të ishim më pak njerëzorë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin.
Hoti tha se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Përtej urimit formal në një datë si kjo, Gruas – që është nënë, bashkëshorte e motër, dua t’i shpreh respektin, kujdesin e dashurinë që shpesh herë ia mungojmë.
Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synim i shoqërive moderne demokratike.
Liria e barazia e Saj në çdo aspekt nuk janë privilegje për të, por nevoja themelore tonat si shoqëri për të qenë të lumtur dhe të përmbushur.
Urime 8 Marsi./Indeksonline/