Hoti thotë se partneriteti me SHBA-të solli njohjen nga Izraeli

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, shteti i Kosovës, shënon konsolidim në arenën ndërkombëtare duke krijuar miq edhe në Lindjen e Mesme. Hoti ka thënë se sot u ri dëshmua se Marrëveshja e Waningtonit ka qenë historike duke e fuqizuar kështu sovranitetin e Kosovës.
Ai tha se partneriteti me SHBA-në e solli njohjen nga Izraeli
“Sot u ridëshmua se Marrëveshja e Washingtonit ka qenë historike, që e fuqizon sovranitetin e Kosovës, që e kthen Kosovën në nyje gjeo-strategjike në Ballkan. Partneriteti me SHBA ?? e solli njohjen nga Izraeli ??, do ta sjell hekurudhën për Durrës, gazin në Prishtinë dhe investime nga bizneset amerikane. Kundërshtarët pres që së paku të falënderojnë popullin izraelit”, ka shkruar Hoti.
Të hënën, më 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera./IndeksOnline/