17:04 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti thotë se zbatimi i pakos për rimëkëmbjen ekonomike do zbatohet pas kalimit në Kuvend

Kryeministri Avdullah Hoti në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se sot është takuar me ministrat për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Ai tha se zbatimi i tyre në praktikë do të filloj sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020.

“Aktivitetet për rimëkëmbje ekonomike kanë nisur të konkretizohen!

Sot pata takim pune me të gjithë ministrat e thirrur për zbatim të pakos për rimëkëmbje ekonomike! Kemi vazhduar konkretizimin e hapave për zbatimin e masave të parapara në pako, ndërsa do të nisim edhe zbatimin e tyre në praktikë, sapo të kalojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për plotësim-ndryshimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020”, tha ai./IndeksOnline/