75 Mall Live Search
21:09 / E Mërkurë, 09 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti tregon a bisedoj me Erdoganin, thotë se kemi nevojë për njohje nga shtetet arabe

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se Kosova është ende shtet që s’ka shumë peshë në arenën ndërkombëtare.

I pyetur nëse ka bashkëbiseduar  me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan pasi i njëjti kishte reaguar pas njohjes së Kosovës nga Izraeli, Hoti tha se jo s’ka pasur ende rastin që të bisedojë me të.

I pyetur nëse Kosovës do t’i ndalen njohjet apo do të ketë ndonjë problem për njohje nga shtet me shumicë arabe, Hoti tha se shpreson që s’do të ndodhë një gjë e tillë.

“Shpresoj që jo, kjo s’është marrëveshje e parë që lëvizin ambasadën në Jerusalem. Unë besoj se çështja jonë konsiderohet pak më ndryshe, ne kemi nevojë për njohje nga Izraeli, nga vendet e tjera arabe, të Amerikës Latine e të Azisë e kudo”, tha Hoti në T7, shkruan Indeksonline.

Hoti shtoi se përderisa kemi SHBA-të, do të vazhdohet rruga drejtë shtet dërtimit./Indeksonline/