18:00 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti tregon me kë do të takohet Delegacioni i Kosovës në SHBA: Do të prezantojmë projekte të mëdha

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se Delegacioni i Kosovës në Washington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompe, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA.

Hoti theksoi se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës.

“Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, shtoi ai, transmeton Indeksonline.

Sipas Hotit, Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian./Indeksonline/