Hoti tregon nëse e pyeti Vjosa Osmanin pse s’e votoi Qeverinë e tij

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është pyetur se si e komenton mos-udhëheqjen e seancës nga Vjosa Osmani ditën e zgjedhjes së Qeverisë së tij dhe mos-votimin e saj për këtë qeverisje.
Hoti tha se është çështje e saj dhe se s’do të komentoj veprimin e Vjosa Osmanit, por që vazhdon ta respektojë si Kryetare e Kuvendit.
“Kam nevojë të kemi bashkëpunim të plotë kushtetues, me kryetaren, presidentin dhe gjithë varësit e institucioneve.E kam votuar si Kryetare e Kuvendit, e kemi pasur bartëse në listë dhe ka pas gjithë mbështetjen e nevojshme në procesin e zgjedhjeve, por edhe procese të kaluara zgjedhore”, tha Hoti në Rubikon, shkruan Indeksonline.
Ai gjithashtu tha se nuk mund t’i kërkojë askujt përgjigje se pse s’e kanë votuar, kësisoj as nga Vjosa Osmani.
“Është e drejtë e saj, s’e komentoj fare”, tha ai./Indeksonline/