11:30 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti tregon proceset që po dëmtohen nga propozimi për ndryshimin e kufijve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se do të vazhdojnë pa hezitim që të ndalojnë idenë e ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hotit, mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve.

Tutje Hoti se tashmë kanë një përgjigje se si t’ia bëjnë më këtë, e që sipas tij zgjedhjet janë zgjidhje.

Postimi i plotë:

Mungesa e njohjeve të reja dhe ngecjet në liberalizimin e vizave janë procese që po dëmtohen shumë nga propozimi për ndryshimin e kufijve. Për rrjedhojë, procesi i njohjeve ëshë reduktuar deri aty ku demantimet se ky apo ai shtet nuk e ka tërhequr njohjen po konsiderohet sukses i madh. Kurse për ngecjet në procesin e liberaliziimt të vizave po akuzohet se është Brukseli.

Megjithë këto efekteve të dëmshme, po vazhdohet me propozimin jo normal për ndryshimin e kufirit duke pretenduar normalizimin e marrëdhënjeve me Serbinë.

Ne do të vazhdojmë pa hezitim për ta ndalur këtë ide që po nxjerrë çdo proces nga binarët kushtetues dhe po dëmton çdo raport normal me aleatët tanë. Ne kemi përgjigje që ta bëjmë këtë. Zgjedhjet janë zgjidhje. Ne nuk do të ndalemi, përkundrazi.