Hoti tronditet nga vdekja e gazetarit Llukman Halili: Lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe

Ka ndërruar jetë gazetari Llukman Halili, ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se është tronditur nga shkruarja e hershme e tij.
Ai është shqetësuar për këtë lajm, ku edhe u shpreh ngushëllime familjes.
“Jam i tronditur nga shkuarja e hershme në amshim e gazetarit Llukman Halili. Ky është një lajm i trishtueshëm për mbarë gazetarinë shqipe.
Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të tij.
Zoti e bekoftë Llukman Halilin!
Zoti e bekoftë familjen e tij!”, u shpreh Hoti./Indeksonline/