17:24 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti: U përkulemi sportistëve që vunë emrin e Kosovës të parin në listë në Uzbekistan

Kooridnatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti ka thënë se Kosova ka dalë e para me më së shumti medalje në Grand Prix të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.

Hoti ka thënë se u përkulet sportistëve të mrekullueshëm që treguar shpirt luftarak për të vënë emrin e Kosovës të parin në listë.

“Kosova doli e para me më së shumti medalje në Grand Prix të xhudos në Tashkent të Uzbekistanit. U përkulemi sportistëve tanë të mrekullueshëm që treguan shpirt luftarak për ta vënë emrin e Kosovës të parin në listë”, ka shkruar ai./Indeksonline/

Temat: