75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti udhëton sot për në Paris, nesër takon presidentin Macron

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, do të udhëtojë sot për në Paris.

Ndërkaq nesër, më 7 korrik 2020, do të takohet me presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, transmeton Indeksonline.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të së ardhmes së saj evroatlantike”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/