Hoti: Unë do t’i pri listës së LDK-së në zgjedhje, kemi problem me reduktimin e kandidatëve për deputetë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka folur rreth marrëveshjes ekonomike që u arrit me shtetin serb në ShBA, derisa thotë se përmes kësaj marrëveshjeje, është përçu mesazhi politik edhe në vendet e lindjes.
“Procesi i dialogut është për normalizim për njohje reciproke, por pavërëisht se çfarë ndodhë, konsolidimi i shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare do të vazhdojë.
Kosova duhet të bëhet sa më parë, pjesë e mekanizmave ndërkombëtare. Në fillim të këtij viti ka pas qëndrime të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve për ngrirje të fondeve e për tërheqje të trupave, ndërsa ne e përfunduam vitin për FSK-në në misione paqeruajtëse.
Nuk beson askush që ka marrëveshje të dëmshme në SHBA për Kosovën. Marrëveshja ekonomike, ishte hap i rëndësishëm për vendin tonë, që e hap tregun amerikan për çasje nga firmat e Kosovës. Mbi të gjitha çon mesazhin politik, jo vetëm për Kosovën, por përtej.
Kosova dhe Serbia janë dy palë të barabarta, në këtë proces. Ky mesazh është dërgu edhe në vendet e lindjes.
Në proces të dialogut, kryesorja është marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke”, ka thënë Hoti në RTK, transmeton IndeksOnline.
Ndërsa, duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai thotë se do t’i pri listës së LDK-së.
“Sigurisht do t’i pri listës së LDK-së, në zgjedhjet parlamentare.
Jam i nominuari i LDK-së për kryeministër dhe është marrë vendimi në kryesi. Nëse diku ka debate, ose vendime jo me kamandë, ka në LDK. Kështu jemi parti demokratike dhe me vlera europiane.
Nuk do ta quaja rezistencë, apo hezitim nga ana ime. Por, kam kërku të diskutohet që të mirret vendimi më i mirë për kandidat për kryeministër në rrethanat që jemi.
Po mirrem intensivisht për listën e kandidatëve për deputetë. Disa kritere duhen, pjesën më të madhe do të marrim nga degët, pasi kemi një strukturë formale.
Kemi rend shtëpie, kur e kemi këtë s’ka presione. Vijnë propozime nga degët dhe pastaj lista tjetër, për të bërë balancat e nevojshme edhe në aspektin gjinor, kësaj radhe kemi synim edhe kandidat nga diaspora, aktivistë të devotshëm, njerëz të biznesit, njerëz që kanë qenë zë i arsyeshëm i shoqërisë civile”.
Sa i përket emrave të kandidatëve për deputetë, ai thotë se së shpejti do të bëhet publike lista, ndërsa risi kësaj radhe është edhe përfshirja e emrave nga diaspora.
“Besoj që për disa ditë finalizohen dhe bëhen publike emrat. Unë e kam autorizimin e plotë për ta kompozuar listën e plotë të kandidatëvë për deputetë, kemi probleme për t’i reduktu emrat e kandidatëve për deputetë.
Kësaj radhe po zgjerohemi edhe në diasporë”./IndeksOnline