75 Mall Live Search
18:48 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Hoti uron besimtarët e krishterë për Ditën e Krishtlindjeve

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport,
Rexhep Hoti, i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Ditën e Krishtlindjeve.

“Sot, në Ditën e Krishtlindjeve, uroj të gjithë besimtarët e fesë krishtere për kremten e tyre të madhe.

Komunitetit të krishterë në Kosovë i uroj një jetë plot me shëndet, begati e lumturi pranë njerëzve më të dashur, sepse vetëm ashtu kjo festë merr kuptimin e plotë. Gëzuar për shumë mote!”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.