11:28 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka uruar sekretarin e ri të Shtetit Antony Blinken për marrjen e detyrës së re.

Hoti ka shkruar se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngusht me sekretarin Blinken për të forcuar aleancën midis dy shteteve.


“Urimet më të përzemërta për konfirmimin tuaj si sekretar i Shtetit, Antony Blinken. Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me ju për të forcuar aleancat midis dy shteteve”, ka shkruar Hoti.

Antony Blinken-i është konfirmuar nga Senati amerikan në pozitën e sekretarit të Shtetit në administratën e re të Joe Bidenit.