Hoti: Veseli një ditë e fyen opozitën, tjetrën na lut për unitet
Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kryetari i Parlamentit të Kosovës një ditë fyen opozitën, në ditën tjetër ai e lutë atë për unitet.
Kështu ka thënë ai përmes një postimi në Facebook, duke shkruar kështu edhe disa pika përmes së cilave, sipas tij mund të arrihet unifikimit, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Z.Veseli nje dite e fyen e opoziten, tjetren dite e lut per unitet, e nje here tjeter kacafytet me ndonje deputet.
Unifikimi arrihet me pranim te pergjegjesise qe secili kemi ne kapacitetet tona respektive:
- Z.Veseli duhet i pari te pranoje pergjegjesine per deshtimet qe koalicioni PAN i ka sjell Kosoves gjate ketij viti.
- Ai duhet te pranoje se koalicioni PAN nuk ka fuqi te qeverise ne menyre demokratike me Kosoven.
- Ai duhet te pranoje se si Kryetar i Kuvendit ka deshtuar te mundesoje funksionimin normal te Kuvendit, pasi te gjitha seancat e sesionin vjeshtor, nga data 13 shtator 2018 e kendej, jane te hapura.
Ne vend se te pranoje keto pergjegjesi, ai beri pazar me buxhetin e shtetit per te siguruar votat per kalimin e buxhetit per 2019 ne lexim te pare. Nderkaq, leximin e dyte e shtyne ne vitin tjeter, duke krijuar veshtiresi ne ekzekutimin e shpenzimeve ne fillim te vitit qe vjen.
Ne po punojme te unifikojme skenen politike per te ndryshuar kete lloj te qeverisjes dhe ate e kemi arritur. Oozita e sotme eshte shume me e fuqishme se koalicioni PAN, si me numra ne Kuvend ashtu edhe me mbeshtetje qytetare. Qeverisja e ardhshme e kesaj opozite do te adresoje strukturalisht te gjitha demet qe koalicioni PAN i ka bere Kosoves ne vetem nje vit te qeverisjes.
Kosoves i duhet qeverisje qe punon per 20 vitet ardhshme, e jo politikane oportunist qe cdo veprim te tyre e peshojne ne raport me votat e mundshme ne zgjedhjet e ardhshme.