Hoti: Zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti thotë se mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura.
Siç shkruan ai, mazhoranca qeverisëse derisa e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend, nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, raporton Indeksonline.
Hoti thotë se me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët.
Postimi i plotë:
Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura
Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria.
Shpenzimet kaptiale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen.
Me këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë, dhe në mungesë të rishikimit të buxhetit, është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët. Kjo do të nënkuptojë qindra miliona mungesë në qarkullimin ekonomik në vend, që do të ndikojë negativisht rritjen ekonomike, punësimin dhe të ardhurat e përgjithshme.
Në vijim është lista e disa prej projekteve kapitale me ralizim shumë të ultë.