17:56 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / M. M

Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se zgjedhjet janë të lira atëherë kur procesi zgjedhor bazohet në ligj dhe Kushtetutë.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se çdo fazë e procesit duhet të bazohet në ligj dhe Kushtetutë.

“Zgjedhjet janë të lira atëherë kur çdo fazë e procesit zgjedhor bazohet në ligj dhe Kushtetutë”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se dje, pas një mbledhjeje më të gjatë se 3 orë, KQZ-ja ka marrë vendimin, që të moscertifikohen lista e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe NISMA-së.