13:17 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Hoti zotohet se FSK do të avancohet krahas ushtrive bashkëkohore

Qeveria e Kosovës do të ndihmojë në modernizmin e Forcës së Sigurisë së Kosvës.

Kështu deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ai i pranishëm në shënimin e Ditës së FSK-së, tha se FSK-ja përveç që ka përmbushur detyrimet e zakonshme, ka dhënë provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në përpjekjet tona për parandalimin e COVIDIT-19 .

“Përveç detyrave të tyre të zakonshme, FSK-ja gjatë këtyre muajve ka dhënë provimin e tyre para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, duke marrë pjesë në përpjekjet tona për parandalimin e COVIDIT-19. Në ditën e FSK-së, në emër të Qeverisë shpreh mirënjohjen dhe falënderimet për të gjitha vendet e NATO-s të cilat kanë ndihmuar në rritjen e FSK-së.

Në sajte të ndihmës së saj, FSK-ja na bën krenarë, është emblema më e mirë e identitetit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri. Ndërkaq keu i Qeverisë u zotua se FSK-ja do të avancohet krahas ushtrive bashkëkohore. “FSK-ja do të jetë ushtri modern, profesionale e cila do të avancojë krahas vendeve të zhvilluara dhe ushtrive bashkëkohore me qëllim që të jetë përherë e gatshme për të garantuar paqe, stabilitet dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u shënuar me disa aktivitete.