16:12 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoti: Vendimin e qeverisë për heqjen e procedurave të prokurimit për Telekomin është antikushtetues

Ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar një vendim tjetër të marrë nga qeveria e Kosovës në lidhje me përjashtimin e shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit publik, pasi që kjo sipas tij është në kundërkushtetuese dhe kufizon konkurrencën e lirë.

Tutje Hoti ka thënë se ligji i prokurimit mund të përjashtohet vetëm në raste kur blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale per AKI, Policie, FSK dhe raste te kësaj natyre. “Ne fakt, edhe ne ato raste, përjashtohen vetëm procedurat e hapura te prokurimit, dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negocuese per te siguruar vleren per parate qe paguhen”, ka shkruar Hoti.

Ai tutje ka theksuar se shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbëjnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona.