75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 07 Korrik 2023 / S Z

Hoti: Viti 2023 do të jetë vit i humbur, Qeveria po i bllokon investimet kapitale në komuna

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur sa i përket investimeve kapitale, si në nivelin qendror dhe në atë lokal.

Postimi i plotë i Hotit:

 Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:

1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,

2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,

3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.