75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / C E

Houston-Oklahoma pezullohet prej pandemisë, Milwaukee e Miami debutojnë me humbje

NBA-ja ka hyrë në regjim të plotë, teksa sot janë luajtur ndeshjet e para për shumicën e skuadrave.

Skuadra e Milwaukee, u mund 122-121 në sekondat e fundit nga Boston, një rezultat disi surprizë.

Edhe pse Giannis Antetokounmpo realizoi 35 pikë, mbështetur edhe nga Middletoni me 27, nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Brawni e Tatumi realizuan 63 pikë së bashku, duke bërë diferencën në parket për Boston.

Humbet edhe Miami, që u mund 113-107 nga Orlando në derbin e Florida, ndërsa San Antonio shkatërroi Memphisin, duke fituar 131-114.

Ndeshja midis Houstonit dhe Oklahomas u pezullua për shkak të Covidit-19, pasi skuadra e Houstonit nuk kishte minimum 8 lojtarë në dispozicion.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Charlotte, 121-114

Indiana – New York, 121-107

Orlando – Miami, 113-107

Philadelphia – Washington, 113-107

Boston – Milwaukee, 122-121

Toronto – New Orleans, 99-113

Chicago – Atlanta, 104-124

Houston – Oklahoma, e shtyrw

Memphis – San Antonio, 119-131

Minnesota – Detroit, 111-101

Denver – Sacramento, 122-124

Portland – Utah Jazz, 100-120

Phoenix – Dallas, 106-102