09:04 / E Enjte, 27 Shkurt 2020

Houstoni “zgjohet” me Harden-Westbrookun, zhgënjejnë Spursit, Jazzi e Miami

Skuadra e Houston fitoi 140-112 ndaj Memphis, duke ruajtur ritmin e skuadrave më të mira në perëndim. Ndeshje e dominuar nga teksanët, ku u dalluan Westbrooku me 33 pikë e Hardeni me 30.

Dallasi fiton 109-103 ndaj San Antonios, duke qëndruar në zonën play off. DeRozani me 27 pikë u përpoq të mbante Spursit në lojë, por i vetëm e pati të pamundur. Për Dallasin u dalluan Porzingisi me 28 pikë e 12 rebound si dhe Luka Donçiqi me një “triple double” (26 pikë, 10 rebound e 14 asist).

Pa probleme fiton ekipi i Clippersit, që mundi 102-92 Phoenixin, ndeshje me dy pamje: E mirë për vendësit në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja e Clippersit (Leonard 24 pikë e 14 rebound).

Fitore në çastet e fundit për Minnesotan, që mposhti 129-125 Miami, sfidë që dhuroi rivalitet shumicën e kohës. Russelli me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.

Zhgënjen skuadra e Utah Jazzit, që në fushën e saj u mund 114-103 nga Bostoni, duke humbur terren me kreun. 37 pikët e Mitchellit mbetën për statistikë, ndërsa për Celticsin u dallua Tatumi me 33 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 107-101

Cleveland – Philadelphia, 108-94

Washington – Brooklyn, 110-106

Atlanta – Orlando, 120-130

Miami – Minnesota, 126-129

Houston – Memphis, 140-112

San Antonio – Dallas, 103-109

Phoenix – Clippers, 92-102

Utah Jazz – Boston, 103-114

Mos i humb