75 Mall Live Search
14:26 / E Martë, 15 Tetor 2024 / S Z

Hovenier: Amerika mbetet e palëkundur në mbështetjen ndaj misionit të NATO-s në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ishte privilegj pjesëmarrja na ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it në Kosovë, ceremoni kjo e cila u mbajt të premten që shkoi.

Në një postim në X, Hovenier shprehu vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ozkan Ulutashit, ndërkaq i uroi mirëseardhje të ngrohtë gjeneralmajorit italian, Enrico Barduanit.

“Ishte privilegj të merrja pjesën në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutashit dhe mirëseardhje të ngrohtë për Barduanin, ndërsa merr komandën e këtij misioni kritik. Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-n, në sigurimin e lirisë së lëvizjes dhe mjedisit të sigurt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori amerikan.