Hovenier: I kontestoj ata që dëshirojnë ta vendosin dikë para të tjerëve në rrugën drejt NATO-s!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është pyetur rreth deklaratës së djeshme që ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka deklaruar se Serbia është aktualisht një partner më i afërt i NATO-s sesa Kosova dhe përsëriti se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet.
“I kontestoj ata që dëshirojnë ta vendosin dikë para të tjerëve në rrugën drejt NATO-s”, ka thënë Hovenier pas takimit që zhvilloi me zv/kryeministrin, Besnik Bislimi, transmeton Indeksonline