75 Mall Live Search
12:27 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / FR

Hovenier: KPK-ja të merr hapa për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit, për të rikthyer besimin e ndërkombëtarëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier deklaroi se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të sigurojë një proces të drejtë, transparent për përzgjedhjen e prokurorit të ardhshëm të shtetit.

“Para dy viteve kam qenë në këtë konferencë dhe i kam kërkuar Këshillit Prokurorial të Kosovës që të sigurojë një proces të drejtë transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Prokurorit të ardhshëm të Shtetit”, u shpreh Hovenier në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve.

Hovenier thekson se KPK-ja duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Në këtë konferencë do ta bëjë të njëjtën kërkesë, dhe me vjen keq që po bëj dy vite më vonë por qeveria ime beson se Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vepruar me standardet e qeverisë së mirë dhe për të rikthyer besimin e publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

“Ju inkurajoj për të punuar shumë për të krijuar një kulturë të llogaridhënies dhe profesionalizmit në çdo zyrë tuajën”, u shpreh ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.