Hovenier largohet nga Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.
Hovenier përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se Anu Prattipati e ka marrë detyrën e të ngarkuarës me punët në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.
“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të ngarkuarës me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga llogaria e Hovenierit.