75 Mall Live Search
13:07 / E Diele, 14 Janar 2024 / LB

Hovenier: Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Martin Luther King

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka cituar një shprehje të Martin Luther King Jr, për të treguar kështu se si sipas tij arrihet paqja e vërtetë.

“Paqja e vërtetë nuk është thjesht mungesa e tensionit; është prania e drejtësisë.” — Martin Luther King Jr., Stride Toward Freedom, 1958. Le të frymëzohemi të gjithë nga vizioni i Dr. King për përfshirjen, jodhunën dhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo qenieje njerëzore. #MLKDay”, shkroi Hovenier në X.