75 Mall Live Search
16:13 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Hovenier: NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili u organizua me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.

Hovenier ka shkruar se është i nderuar ta festojë këtë ditë, ndërsa kujtoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.

“I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Hovenier në Twitter.